Lajme

Gashi: Të mos politizohet me fatin e personave të pagjetur, fajtori i vetëm është Serbia

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 19 November 2020

Është duke u mbajtur seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ndërsa pikë e rendit të ditës është edhe fati i personave të pagjetur në Kosovë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar që kjo temë të mos politizohet, pasi që fajtori i vetëm është Serbia.

“Kjo është një temë jashtëzakonisht e ndishme dhe trajtimi i saj mbi idenë e politizmit është vetëm një hap tjetër drejt turpit të përbashkët.

-Advertisement-

Pra, personat e pagjetur dhe fati i tyre, dhimbja e familjeve dhe e shoqërisë të përdoret për interesa politike me argumente të paqena është një turp i madh.

Personat e pagjetur po trajtohen nga një këndvështrim i gabuar, për ta është vetëm një fajtor, shteti i Serbisë. Sepse ajo vrasje, ato zhdukje, janë kryer nga shteti serb, nga strukturat shtetërore.

Ata kanë dokumentacion, arkiva dhe përgjegjësi.

Para dy ditësh gjendet një varrezë masive në Serbi, e organizuar zhdukja, fshehja 20 vjeçare. S’kem nevojë që të kapemi në mes vete për këto tema dhe adresa është një, në Serbi”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka thënë se gishti duhet drejtor nga fajtori dhe të mendohet se si të realizohet kjo temë.

“Të krijojmë partneritet ndërkombëtar, dhe të krijojmë presion ndaj Serbi, pasi atje s’ka vullnet që krimet e luftës të zbardhën.

Ne mund të pajtohemi se paqja dhe pajtimi në këtë rajon s’mund të arrihet pa zbardhjen e personave të pagjetur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera