Gashi: SBASHK shfrytëzoi beleshllëkun dhe dembellëkun e mësueve, duan para pa punu
Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 29 September 2022
Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se përshtypja e tij për SBASHK-un është se kjo organizatë sindikale ishte e kapur nga pushtetet për 20 vite.
Ai ka thënë se për këtë bindje të tij, ka dy argumente.
“Përshtypjen që ma ka kriju SBASHK-u është që është i kapur nga partitë qe 20 vjet. Kam dy argumente për këtë. Për 20 vjet këta nuk kanë bërë greva që zgjasin nga 30 ditë. Kjo është hera e parë. Dhe e dyta është, ishte një moment në komisionin për Arsim kur ai deputeti i PDK-së, ai plagjiatori, ia bëni kështu me sy i tha çohum tash, dhe e lëshoi mbledhjen”, tha Gashi në Pressing të T7.
Gashi ka thënë se SBASHK-u shfrytëzoi dy karakteristika të qytetarëve të Kosovës, e që sipas tij, janë edhe të mësimdhënësve.
“SBASHK-u këtu i shfrytëzoi dy karakteristika të qytetarëve të Kosovës, e që i ka edhe stafi i mësimdhënësve në shumicën e rasteve, e që janë dembellëku dhe beleshllëku, me nejtë dhe me marr pare pa punu”, tha ai.
Sipas Gashit, sikur mësimdhënësit të ftoheshin për protesta, do të kishte pjesëmarrje shumë të ulët.
“Me i thirrë SBASHK-u me protestu, nuk dalin as 20 veta, po me nejtë në shpi dhe me marrë rroga ju pëlqen”, deklaroi ai.
Analisti Gashi ka thënë se kryeminsitri Albin Kurti ka mundur që ta evitojë këtë grevë, duke premtuar zbatim të shpejtë të Ligjit për Paga. Sipas tij, përmes kësaj lëvizjeje, krerët e SBASHK do të vendoseshin para aktit të kryer.
“Kurti është dashur t’u thotë këtyre që ligji për paga, ku parashihen rritje për paga, ka me u shty me procedura ekstra super të shpejta dhe kemi me bë çdo gjë që prej janarit ju të keni paga të rritura. Këtë është dashur t’ua thotë ai dhe i kishte qitë para aktit të kryer dhe s’do të kishte nevojë për greva”, ka deklaruar ai.
Të tjera
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhë...
-
Roth reagon pas kërcënimeve të Presidentit serb: Serbia në krye me Vuçiqin s’mund të hyjë në BE
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, së fundi tentoi të bëjë të zgjedhë Perëndi...
-
Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar ambasadorin çek në Kosovë, Bo...
-
Kosova për herë të parë në Lojërat Paralimpike, Osmani: Moment historik
Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024...
-
Kurti priti në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar t...
-
Për një javë, gjobiten 1,245 shoferë dhe pasagjerë që nuk e vendosen rripin e sigurisë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka për një javë ka shqiptuar 1,245 gjob...
-
Akuza për bullizëm, Hajdari i kërkon Shalës t’i “sanksionojë” deputetët Lekaj dhe Bunjaku
Raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajda...
-
Lista e zezë e SHBA-së, Miftaraj: Kur shtetet e Ballkanit dështojnë të ndajnë drejtësi, DASH-i merr masa
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar ve...
-
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin I dërguari special i Bashkimit Evropia...
-
Banka Botërore 90 milionë euro kredi Kosovës
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Kredinë e Par...
-
Konjufca për zgjedhjet në Veri: Peticioni mund të ketë sukses, flamuri do të mbrohet me çdo kusht
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë një interviste mbrëmë ka folur për...
-
La djalin 3 vjeçar vetëm në banesë për të shkuar në ditëlindje, nga Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale flasin për rastin
Një grua nga Fushë Kosova ka përfunduar në mbajtje për 48 orësh, pasi e njëjt...