Lajme

Gashi: Qeveria të ofrojë më shumë përkrahje për nivelin lokal

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 18 November 2020

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri me të cilin ka biseduar për sfidat që kjo komunë po ballafaqohet në kohë pandemie.

Përmes një statusi në Facebook, Gashi ka thënë se nga Tahiri ka kërkuar që të ofrojë përkrahje për institucionet e nivelit lokal duke pasur parasysh se komunat janë institucioni i parë dhe më i afërt për qytetarët në këtë betejë me virusin Covid-19.

Ky është statusi i tij i plotë:

-Advertisement-

Sot, në një takim me Zv.kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Besnik Tahiri, e njoftova për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 në komunën e Obiliqit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohemi në këtë kohë, po ashtu, kërkova nga Zv.krye0ministri Tahiri, që Qeveria e Republikës së Kosovës të ofrojë përkrahje për institucionet e nivelit lokal duke patur parasysh se komunat janë institucioni i parë dhe më i afërt për qytetarët në këtë betejë me virusin Covid-19.

Në anën tjetër, Zv.kryeministri Tahiri, u zotua se institucionet qendrore do të përkrahin komunat në vazhdimësi, sepse sfida me këtë pandemi është e përbashkët dhe përmes koordinimit ndër-institucional do të ofrohen mundësi më të mira për qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera