Gashi: Prokuroria është selektive, po e pengon punën në rastin Dehari
Autori: Gazeta inFokus
12:37 | 20 Nëntor 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi nuk është lejuar të marrë pjesë gjatë intervistimit.
Gashi tha se Prokuroria është treguar selektive, dhe se e njëjta po e pengon punën në rastin e Astrit Deharit.
“Prokuroria për arsye të panjohura është duke vepruar në mënyrë selektive sepse me dhjetëra dëshmitarë që janë marrë në pyetje në këtë ndërtesë, i ka lejuar dhe ka kërkuar të jem pjesëmarrës, ndërsa në raste të deklarimit të tyre, ndërsa në raste të caktuara shumë të ndjeshme s’ka lejuar… Rasti i Astrit Deharit është më i dhimbshmi në Kosovën e pasluftës… Prokurori fatkeqësisht s’po lejon që ta kryejmë punën tonë si avokat, respektivisht si përfaqësues juridik të familjes së Astrit. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të sqarojë dhe do t’iu përgjigjet pyetjeve konkrete që Prokuroria e ka autorizuar Policinë”, tha Gashi.
Ai tha se i ka paraqitur disa kërkesa, por prokuroria ende nuk i ka dhënë përgjigje zyrtare.
“Tani veç po vërtetohet që Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit që merren me rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari që ka ndodhë me 5 nëntor të vitit 2016 janë të saktë. Ndërsa, Prokuroria është duke u vonuar në kuptimin që edhe pse kanë paraqitur disa kërkesa prokuroria ende nuk është përgjigjur fare, vetëm se i ka njoftuar hetuesit policorë, që sipas prokurorisë nuk është e lejuar, që unë të marrë pjesë në marrje në pyetje të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila me kërkesë të prokurorisë speciale të Kosovës tani veç ka filluar marrjen në pyetje e saj në cilësi të dëshmitares për shkak të një statusi në Facebook që ajo e ka bërë me rastin e Deharit”, vijoi ai.
Ndërsa ka folur edhe për mundësinë e ankesës ndaj prokurorit.
“Tanimë po bëhet gati një vit që kemi kërkuar përjashtimin e këtij prokurori, meqenëse familja e Astrit Deharit dhe unë si avokat i tyre nuk jemi fare të kënaqur me punën e tij dhe me neglizhencën e tij… Prokurori duket se i ka arsyet e veta për të cilat ne do të kërkojmë sqarime, se pas takimit me familjen e Astritit dhe të shohim a do t’i drejtohemi Këshillit Prokurorial, apo ku do të ankohemi ne sepse është e patolerueshme që prokurori të veprojë në mënyrë të tillë. Po i bie se Prokurori mund të ketë arsye të tjera për të cilat neve nuk na njofton, që në prizmin tim është duke i shkelur dispozitat ligjore”, përfundoi Gashi.
Ndryshe, me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, Haxhiu kishte shkruar në Facebook, se krimi ndaj Deharit përfshin një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi.
Pas kësaj, Haxhiu kishte njoftuar se ftesa nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar, kishte ardhur si rezultat i statusit të saj të bërë në rrjete sociale./KP

T� tjera
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...

































