Lajme

Gashi pret bashkëpunim për caktimin e vendit për statujën e Majlinda Kelmendit

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 19 July 2019

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka komentuar vendimin e Federatës Ndërkombëtare e Xhudos, për ta nderuar me statujë bronzi ikonën e xhudos kosovare e ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi, duke thënë se mirëpret bashkëpunimin me Majlinda Kelmendin e Driton Kukën, si dhe me autoritetet qendrore e lokale për të përcaktuar vendin e përshtatshëm për vendosjen e statujës.

Ai ka shkruar se është lajm shumë i mirë, vendimi nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, derisa ka falënderuar drejtuesit e IJF-së me në krye Marius Vizer për këtë vendim të qëlluar.

“I përgëzoj Majlindën, Dritonin dhe tërë ekipin e tij për këtë mirënjohje nga IJF-ja, një dëshmi kjo për suksesin, arritjet e traditën tashmë të krijuar të Xhudës në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera