Lajme

Gashi premton mbështetje për parandalim dhe luftimin e ekstremizmit

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 27 November 2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se dikasteri që ai drejton ka qenë shumë e përkushtuar në mbështetjen e organizatave rinore në fushën e sigurisë, me theks të veçantë atyre organizatave që merren me parandalimin e trafikimit, delikuencën, kriminalitetin, dhunën ndëretnike.

Ai kujtoi se MRKS ka mbështetur financiarisht 28 organizata rinore që merren me tema të tilla.

Po ashtu, sipas tij, janë financuar 19 organizata që punojnë për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. Madje, shefi i MRKS-së premtoi se viti 2019 do të sjellë rritjen e fondeve në këtë drejtim. Këto deklarata Gashi i ka bërë gjatë konferencës “Toleranca dhe Siguria e të Rinjve”, të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim, OSBE.

-Advertisement-

Më tej, Gashi ka nënvizuar se institucioni që ai drejton, përveç mbështetjes financiare që vazhdimisht u ka ofruar organizatave rinore, po punon që të krijojë një strategji të përbashkët për të luftuar dukuritë negative, të tilla si ekstremizmi.

“Ne si ministri, pos mbështetjes financiare që vazhdimisht jemi duke e bërë për organizatat dhe qendrat rinore, do të angazhohemi për të ngritur një mobilitet të përbashkët për të luftuar këto dukuri negative, por në të njëjtën kohë edhe për t’i parandaluar. Jemi në finalizim të strategjisë së re e cila me theks të veçantë do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e mekanizmave të sigurisë”, ka theksuar Gashi.

Mbështetjen për të promovuar tolerancën dhe sigurinë e të rinjve e ka konfirmuar edhe Aibek Zhumashukurov, zyrtar i misionit të OSBE-së në Kosovë. Ai shprehu kënaqësinë që gjendet në një konferencë të tillë e cila, sipas tij, do të ndikojë në zgjerimin e perspektivave mbi temën e sigurisë dhe tolerancës si dhe në rritjen e kapaciteteve të shoqërisë kosovare për të luftuar ekstremizmin.

Në anën tjetër, Ganimete Gërboci nga Departamenti i Sigurisë Publike, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka vënë theksin te koordinimi ndërinstitucional si një kusht i domosdoshëm për të ofruar një ambient të sigurt.

“Çelësi i suksesit për të rritur sigurinë në vend është pa dyshim komunikimi midis institucione të nivelit qendror, por akoma më i rëndësishëm është rritja e bashkëpunimit midis nivelit qendror dhe atij lokal. Ne si departament kemi dy divizione që kryesisht punën e tyre e zhvillojnë në nivel lokal”, ka përfunduar Gërboci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera