Rozë

Gashi për rolin e Fahrijes në filmin “Zgjoi”: Kam ëndërruar për të

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 01 January 2022

Aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi ka folur për sukseset e filmit “Zgjoi, i cili është futur në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022.

“Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen, interpretuar nga Yllka Gashi, e cila në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë.

Yllka këtë e quajtu arritje të madhe për Kosovën dhe kinematografinë e saj.

-Advertisement-

“Ka qenë arritje e madhe për Kosovën dhe kinematografinë tonë. Tani duhet marketing, në Amerikë është përkeqësuar gjendja me COVID-19, e këto lloj shfaqje që janë paraparë të mbahen, do të mbahen vetëm online, e që nuk është e njëjta ndjesi”, u shpreh ajo.

Gashi tha se pos punës së madhe që i pret, për të hyrë në listën edhe më të ngushtë të Oscarit, duhet edhe fati.

“Na pret një punë shumë e madhe dhe shpresoj të kemi fat, sepse është punë fati. Të gjithë ata filma aty janë filma të mirë, sepse për një arsye kanë hyrë ne 15-she, shpresoj të kemi fat të hyjmë në 5-she”, u shpreh Gashi në Klan Kosova.

Ajo tregoi se ky rol ishte një ëndërr e saj dhe se tha se u bë realitet në momentin qe filluan xhirimet e tij.

“Asnjë rol nuk ëshë i lehtë, secilin rol edhe më të voglin ish dasht me e marr seriozisht. Në rastin e zonjës Fahrije është ndryshe, sepse ajo është gjallë dhe probabiliteti që mos me i pëlqy forma si është portretizu, ishte shumë i madh. Unë kom jetu me andrrën që me e realizu këtë rol. Ajo ëndërr është bërë realitet në momentin që kanë fillu xhirimet.

Tutje, Yllka Gashi u shpreh se ndër të tjera, ky projekt ishte edhe shumë person për ta, në aspektin e periudhës në të cilën zhvillohet ngjarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera