Lajme

Gashi për bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin: Është tmerri i demokracisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 10 October 2024

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka komentuar deklarimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, në lidhje me bisedën me Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë.

Sipas Gashit, Kusari-Lila akuzoi të gjithë.

Tutje, në lidhje me bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Gashi tha se është tmerri i demokracisë në Kosovë.

-Advertisement-

“Ajo çka pamë dje është në vazhën e logjikës të cilën VV-ja e ka ndërtu si logjikë të përbaltjes, duke qenë vetë e zhytur deri në fyt me kriminel si Milan Radoiçiq. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çka përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar del akuzon, para, prapa, anash, djathtas, majtas, pështynë në tana anët, dhe këta entuziazmohen”. tha Gashi në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera