Lajme

Gashi: Nuk ekziston mundësia që të zhduket opozita

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 10 October 2023

Analisti Dardan Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk mund të zhduket opozita.

“Nuk ekziston mundësia që të shuhet opozita, në kurrëfarë mënyre, në asnjë rrethanë, në asnjë moment”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, partia në pushtet është “shumë e aftë në propagandë”.

-Advertisement-

“VV-ja është shumë e aftë në propagandë…, unë nuk e di se si mund të shuhet një opozitë që e ka pasë 49 për qind në zgjedhjet e kaluara, i zotëron mbi 20 komuna në Republikën e Kosovës, ka histori, ka njerëz, i ka të gjitha, kjo është absurde”, ka thënë Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera