Lajme

Gashi nuk e tha atë që Haradinaj ia tha gazetarëve rreth qëndrimit të SHBA-së për Demarkacionin!

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 13 September 2017

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, për dallim prej shefit të Qeverisë Ramush Haradinaj, i cili e mohoi se SHBA-ja ka mospajtime për ndryshimin e marrëveshjes për Demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, tha se do të ecin tutje me këtë çështje nëse gjejnë bashkëpunim me Malin e Zi.

Gashi, i cili arriti të jetë përfitues i dy pozitave në Qeverinë Haradinaj, si rezultat i kontributit të tij për formimin e saj, thotë se i pari i Qeverisë ka zhvilluar biseda private me krerët e Malit të Zi, për shkarkimin e Komisionit për Demarkacion të Kufirit dhe emërimit të komisionit të rij, në krye të të cilit është ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës Shpejtim Bulliqi.

“Unë jam i bindur që z. Haradinaj ka kontaktuar me Malin e Zi në mënyrë private, sepse ende nuk ka pasur mundësi të kontaktoj në mënyrë formale”, tha ai në emisionin Rubikon të KTV-së.

-Advertisement-

Pavarësisht qëndrimeve të SHBA-së apo edhe vendeve tjera karshi çështjes së Demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, krerët e shtetit të vendit duhet të zgjidhin përfundimisht këtë çështje, nëse ka pajtime me Malin e Zi.

“Nëse Mali i Zi pranon të rishikohet marrëveshja, atëherë kryeministri e presidenti duhet të hedhin hapa para, jo të mirren me reagimet e SHBA-së apo te EU-së”, deklaroi Gashi.

Tutje ai ka thënë se beson në jetëgjatësinë e qeverisë Haradinaj, për së paku “100 ditë e 4 vite”, tha ai duke sqaruar se po e citon një thënjë të një miku të tij.

Qeveria Haradinaj, u formua me besimin e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera