Lajme

Gashi në emision: Mund të bëheni bashkë dhe të më rrihni, por s’mund të më detyroni të pranoj diçka të papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 30 January 2023

Aktivisti Shkëlzen Gashi gjatë emisionit Pressing të T7, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është i papranueshëm.

Madje, në një rast në formë metaforike tha se “mund të bëhen panelistët bashkë e ta rrahin por mendimin nuk mund t’ia ndryshojnë”.

“Mund të bëheni bashkë dhe të më rrihni, por s’mund të më detyroni të pranoj diçka të papranueshme”, ka thënë ai.

Gashi është shprehur i bindur që kryeministri Albin Kurti nuk e pranon implementimin e Asociacionit.

“Duhet të tregojmë se për çka qëndrojnë, ose shkruane bre në nenin e parë të Kushtetutës së Kosovës çka të thotë Amerika e të mos aktrojmë”, ka thënë ai.

Por ai u pajtua me Lulzim Pecin i cili tha se “nëse Qeveria Kurti është kundër pse nuk po i shfuqizon marrëveshjet të asociacionit 2013 dhe 2015”,

Përtej ZBRITJEVE në Viva Fresh Store!

Të tjera