Gashi: Monitorimi ka ndikuar në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 14 November 2022
Agjencia e Kosovës për Akreditim është duke zhvilluar procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Kjo është për të përmbushur një nga rekomandimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Drejtori i Agjencisë së Akreditimit, Naim Gashi, ka thënë se procesi i monitorimit ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në muajin shkurt të këtij viti pat miratuar metodologjinë e monitorimit dhe procedurave pas-akredituese për institucionet e arsimit të lartë.
Drejtori i Agjencisë së Akreditimit, Naim Gashi, ka thënë për Radio Kosovën se procesi i monitorimit ka filluar në maj të këtij viti dhe është proces që vazhdon pa ndërprerë.
Ai tha se janë duke e zbatuar rekomandimin e Komisionit Evropian, derisa theksoi se procesi i monitorimit është një proces për t’i zhvilluar procedurat pas-akredituese, nëse institucionet e arsimit të lartë i ruajnë standardet e akreditimit.
“Unë mendoj që procesi i monitorimit ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë. Sipas manualit që kemi të aprovuar, monitorimi ndahet në dy pjesë: monitorimi teknik procedural, që bëhet nga stafi i Agjencisë, ndërsa procedurat pas-akredituese bëhen nga ekspertët ndërkombëtarë. Nëse monitoruesit tanë vërejnë se nëse në terren nuk është duke shkuar diçka në rregull për sa i përket cilësisë në arsimin e lartë, ne gëzojmë të drejtën që me vendim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, atë program akademik ose atë institucion, ta fusim në procedura pas-akredituese, ftohet eksperti ndërkombëtar dhe bën verifikimin nëse institucioni ose programi akademik i respekton kushtet me të cilat është akredituar”, tha Gashi për Radio Kosovën.
Rinor Qehaja, nga Instituti “EdGuard”, tha se për këtë monitorim, duhet të ofrohet përkrahje e rekomandime për institucionet, në mënyrë që të rrisin cilësinë.
“Monitorimi i institucioneve të arsimit të lartë, ka kuptim nëse vetë institucioni i AKA-së ka kapacitet që të ofrojë përkrahje dhe këshillë-dhënie për institucionet e arsimit të lartë që të garantojë një sigurim të mirëfilltë të cilësisë. Në të kundërtën, nëse kthehet vetëm një proces administrativ burokratik të mbikëqyrjes të kritereve të akreditimit, atëherë as kjo, sikurse as vetë procesi i akreditimit, nuk i shërben fare një cilësie më të rritur në arsimin e lartë”, shtoi Qehaja për Radio Kosovën .
Procesi i monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre akademike, është edhe një nga rekomandimet e Komisionit Evropian në fushën e arsimit në Kosovë, në kuadër të Procesit të Stabilizim Asociimit. Procesi i monitorimit e plotëson Standardin 2.3 të Udhëzuesve Evropianë të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili kërkon që agjencitë e sigurimit të cilësisë të përmbyllin ciklin e akreditimit me procedura pas-akredituese të cilat kanë për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë.
Të tjera
-
Fluks i shtuar i pacientëve për shkak të gripit, rekomandohet vaksinimi
Fluksi i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare është rritur për shkak t...
-
Këto janë produktet më të eksportuara dhe importuara në vitin 2024
Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se ka një rritje të lehtë ...
-
Cila është zgjidhja për të nisur gjykimi në mungesë ndaj Radoiçiqit
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në mungesë ndaj Milan R...
-
Sot rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin përp...
-
“Jo për shkak të disa negociatave të veçanta…”, deklaratat e O’Brien për serbët në veri dhe thirrja për dialog
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Bedri Hamza sot viziton kooperativën “Krusha”
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ...
-
IHMK apel për shkak të ngricave: Kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve, këmbësorët e të moshuarit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë një ciklon që ka ardhur nga j...
-
Një ciklon nga Italia sjell mot të ftohtë sot në Kosovë
Një ciklon i ardhur nga jugu i Italisë ka bërë që sot në Kosovë të ketë ulje ...
-
Një 74-vjeçar gjobitet me 100 euro, bëri kthim gjysmërrethi te nënkalimi në Ferizaj
Një 74-vjeçar është ndaluar nga policia e në Ferizaj pasi disa ditë më parë m...
-
AAK me partnerë të koalicionit sot mbajnë tubim në Gjakovë
Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL s...
-
Milanoviq rizgjidhet president i Kroacisë me 75% të votave
Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka siguruar mandatin e tij të ...
-
PDK sot në ora 13:00 mban konferencë për media, s’dihet arsyeja
Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Konfere...