Lajme

Gashi: Mesazhi politik i Kurtit ishte i qëllimshëm që të dërgonte porosi te serbët “sepse Ivanoviqi është vrarë nga serbët”

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 17 January 2023

Avokati Tomë Gashi ka komentuar videomesazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me rastin e përvjetorit të pestë të vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës.

Ky videomesazh ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët, figura politike dhe publike të vendit, sidomos kur vetëm një ditë më vonë, sot, shënohet përvjetori i vrasjes së vëllezërve Gërvalla, Kadri Zeka dhe po ashtu edhe përvjetori i 555-të i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Por, Gashi tha se nuk duhet të krahasohen dhe përzihen këto epitete dhe nuk duhet t’u jepet i njëjti konotacion.

-Advertisement-

“Nuk mund t’i perziejnë epitetet siç janë për vëllezërit Gërvalla, nuk mund ta përziejmë as përvjetorin e 555 të vdekjes së heroit tonë kombëtar, dhe nuk besoj që historia e njerëzimit të ketë dikë si ai që ka ndalë hyrjen e turqve ose otomanëve në Evropë. Dhe sigurisht, përkujtimi për secilin pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka kurrfarë konotacioni që mund të ndërlidhet me atë që kryeministri ynë Albin Kurti tha dje për përvjetorin e vrasjes së Oliver”, tha Gashi në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se që të gjithë e dinë se, “të gjitha institucionet duke përfshirë edhe policinë dhe prokurorinë tonë, edhe ndërkombëtarët, e dinë që Ivanoviqin e kanë vrarë struktura paralele serbe të dirigjuara nga Vuçiqi, nga Beogradi”.

“Nëse ne politikën e Albin Kurtit nuk e kuptojmë, se ai po don ‘me gjujt gurin’ në Serbi, sepse ata kanë vrarë njeriun e tyre”, theksoi avokati Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera