Gashi: Me ligjin për Lustracion Fisnik Ismaili nuk do të bëhej deputet
Autori: Gazeta inFokus
15:26 | 14 Korrik 2017
Rreth debatit mes deputetit të Vetëvendosjes Finsik Ismailit dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar edhe anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Gashi ka shkruar se në Kuvendin e Kosovës do të duhej sa më parë të shkonte dhe të votohej Ligji për Lustracion dhe sipas tij ky Ligj do të ia pamundësonte siç thotë ai sojit të Fisnik Ismaili të zgjedhet në organe vendimmarrëse.
Ja postimi i tij:
Ata i përcjell fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni dhe dëshira për të luftuar patriotët (shtetin indirekt), qoftë në emer të gabimeve të tyre, dhe qoftë si pasion dhe si peng i trashegimisë familiare që kan!
Andaj, Ligji për Lustracionin duhet urgjentisht të shkoj në Kuvend të Kosovës brenda mandatit të ardhëshem. Ky ligj, do t’i pastronte institucionet e Republikës nga ata të cilët, kan të kaluar të errët, ata të cilët punuan dhe bashkëpunuan me organet e dhunshme gjatë represaljeve, burgosjeve, dhunimit dhe masakrimit të popullit, qysh prej vitit 1945, e këndej.
Ky ligj, nuk lejon sojin e Fisnik Ismailit dhe të bashkëpuntorve të tij, qoftë në VV dhe qoftë në parti të tjera, që të zgjidhen në organe vendimëmarrëse ku vendoset për fatin e popullit dhe të vendit. E di se do të jenë kundër…! Jam i vetëdijshëm se fëmija s’mundet të zgjedhë kënd do ta ketë nënë dhe kend do ta ketë baba, por si trashegimtarë i një prindi ose i një familjeje që ka mërrë pjesë në denime, burgime, sipunazh, dhunë dhe vrasje të shqipëtarve, që domethënë dhunim dhe vrasje të popullit të tij s’mundet të jetë brenda institucioneve vendimëmarrëse, apo në krye të tyre. Këtë e kanë bërë dhe e kanë sanksionuar me ligj, edhe shtetet më demokratike.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...

































