Lajme

Gashi, Lekaj dhe Sopjani intervistohen për dëbimin e gylenistëve

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 15 November 2018

Sot do të intervistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar, ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi, inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Shkelzen Sopjani dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Tre zyrtarët shtetërorë do të intervistohen nga Komisioni në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.

“Intervistim i ish-Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Driton Gashi, Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Shkelzen Sopjani dhe Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj”, njofton Kuvendi i Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera