Lajme

Gashi: LDK po i bën dhunim publik Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 13 August 2019

Ne Debat Plus në RTV Dukagjini, analisti Astrit Gashi e ka komentuar takimin e Isa Mustafës me Albin Kurtin.

Ai ka thëne se LDK e lideri i saj Isa Mustafa i frikësohet koalicionit me Vetëvendosjen vetëm po e përdorin politikisht.

Kjo sipas tij edhe për shkak te një frike qe PDK mund te hyn ne koalicion me NISMËN Socialdemokrate.

-Advertisement-

Për ketë koalicion te fundit Gashi thotë se nuk beson se mund te ndodh por kjo është frika e LDK-se qe po i bën këto veprime me Vetëvendosjen.

Të ftuar në Debat Plus për të diskutuar në lidhje me koalicionet e LDK-së, janë Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë dhe anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së, Astrit Gashi nga Gazeta Blic, Analistët Imer Mushkolaj dhe Faton Abdullahu dhe Arben Ahmeti nga RTV Dukagjini./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera