Gashi: LDK nuk përjashton mundësinë e koalicioneve parazgjedhore
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 14 August 2019
Arben Gashi, nga lidhja Demokratike të Kosovës tha se në parim qëndrimi i LDK-së është që çdo parti të shkoj e vetme në zgjedhje, por nëse partitë parlamentare lidhin koalicion parazgjedhor, atëherë do të jenë të interesuar për koalicion opozitar duke aluduar me VV-në. Megjithatë Gashi tha se qëndrimin për këtë çështje duhet ta japë kryetari i LDK-së.
“Vendimet për koalicione deklarohen nga kryetari. Mendoj se LDK është e interesuar që të gjitha partitë parlamentare të shkojnë vet në zgjedhje, që të dimë forcën të të gjitha partive. Ne e dimë cila parti ka forcë të madhe apo të vogël. Nëse kemi koalicion prej partive parlamentare, natyrisht e kemi qëndrimin tonë për koalicion opozitar, ne do të përgjigjem me të njëjtën monedhë, dhe do të bëjmë koalicion”, tha Gashi.
Këto deklara Gashi i dha gjatë debatit që po mbahet në kolegjin Riinvest, me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?” .
Gashi tha se me situatën e re politike, shpërndarja e Kuvendit do të ndodhë më 22 gusht ashtu siç edhe është paralajmëruar.
“Kemi disa partnerë të koalicionit, kjo është një situatë politikë që duhet ti kthehet sovranit për të vendosur. Me dorëheqjen e Haradinajt është krijuar një situatë e re politike. Presidenti ka bërë si duket me disa parti të vogla konsultime. Me momentin kur Veseli ka kundërshtuar qe të marrë përsipër formimin e një koalicionit, është krijuar një situatë tjetër. Kështu me 22 gusht do të shpërndahet kuvendi, dhe normalisht janë afate të tjera kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve, jo më pak se 30 ditë”, tha Gashi.
Të tjera
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...