Gashi: LDK e fiton Prishtinën me projekt dhe kandidat që ka përkrahje
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 24 June 2017
Asamblisti i LDK’së, Shefki Gashi, heziton të përmend një person se kush mund t’i dalë përpara Shpend Ahmetit në garën për Kryetar të Prishtinës.
Mirëpo, është i sigurt se LDK mund ta rikthejë pushtetin në kryeqytet. Por, thotë se duhet të plotësohen disa kritere nga kandidati që do të synojë udhëheqjen e qytetit më të madh në Kosovë.
“Së pari, duhet të jetë një person që ka përkrahjen e strukturave dhe të partisë”, thotë Gashi, në një bisedë për Express.
“E dyta, duhet të jetë një person që ka vota dhe përkrahjen e banorëve të Prishtinës”, ka shtuar ai.
LDK humbi Prishtinën më 2013 në një garë ndërmjet Shpend Ahmetit dhe Isa Mustafës. Ky i fundit ka udhëhequr LDK’në edhe në tri humbje tjera në zgjedhje nacionale. Nën udhëheqjen e Mustafës, Partia themeluar prej Rugovës ka dalë e treta në zgjedhjet nacionale, pas Partisë së Shpend Ahmetit.
Sidoqoftë, Shefki Gashi thotë se Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosje nuk janë të pamposhtur në Prishtinë.
Por, thotë se kandidati i LDK’së për Kryetar duhet të ketë projekte të mëdha për ndryshimin e lagjeve të Prishtinës. E, jo sikur projektet e Shpend Ahmetit për kifle e kunja
“Është vështirë me mund Shpend Ahmetin, pasi ka bërë propagandë por asnjë projekt s’e ka të realizuar. Dy projektet më të mëdha të tij janë kiflet dhe kunjat. Në fakt, as në kohën time s’kemi ngremë vetëm një lloj ushqimi. Shikojini nëpër shkolla dhe shihni se 90 për qind të kifleve shkojnë dëm”, ka shtuar ai.
“LDK’ja Prishtinën e fiton me projekt, pra, kandidati i LDK’së duhet të ketë projekte të mëdha për lagjet kryesore të Prishtinës”, ka shtuar ai.
Deri më tash dihet se Shpend Ahmeti do të jetë përsëri kandidat i Vetëvendosjes për Kryetar të Prishtinës. Në LDK janë përmendur: Ismet Beqiri, Lumir Abdixhiku, Haki Demolli e Arban Abrashi.
Por, zyrtari i LDK’së në Komunën e Prishtinës, thotë se Partia ende s’ka fol për emra meqë po merret me rezultatin e zgjedhjeve nacionale.
Shefki Gashi ka qenë pjesë e strukturave të LDK’së dhe udhëheqjes së Komunës së Prishtinës prej pasluftës. Një kohë ka mbajtur pozitën e Nënkryetarit në kohën e Ismet Beqirit.
Të tjera
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...