Lajme

Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 23 March 2023

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës dhe komentoi marrëveshjen e Ohrit duke thënë se këto dy dokumente të panënshkruara do të bëhen të detyrueshme nesër për Kosovën dhe Serbinë.

“Bëhet fjalë për një dokument për marrëveshje e qëndrueshme Kosovë Serbi dhe për nje dokument tjetër I cili është plan I zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe kryeministri na tha që këto dy dokumente nuk janë të nënshkruara nga ky dhe as nga presidenti i Serbisë por nuk e tregoi një element tjetër, se këto dy dokumente dhe ky e din fort ,mirë që këto dy dokumente janë bërë pjesë e Acquis Communautaire për Kosovën dhe Serbinë në fakt do të bëhen nesër” deklaroi Gashi.

“Pra të detyrueshme për Kosovën dhe Serbinë në raport me Bashkimin Evropian dhe mbi këto dokumente do të ndërtohet autonomia për serbët e Kosovës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe autonomi në bazë etnike që është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës të cilën kryeministri me vetëdije e ka shkel dhe meqenëse ka dëshirë me mohu unë po ia lexoj fjalët e tij që i ka pranuar publikisht dhe i ka bërë pjesë të detyrueshme “vetëmenaxhim për komunitetin serb në Kosovë”, tha Gashi.

-Advertisement-

Gashi tha se Kushtetuta e Kosovës vetëmenaxhimi bie në kundërshtim me Kushtetutën duke shtuar se kryeministri do ta sjellë në Kuvend ndryshimin e Kushtetutës

“Kushtetuta thotë se Kosova është shtet i qytetarëve, shtet multietnik, pra kjo nuk shkon me Kushtetutën, kryeminisitri ka për ta sjellë dhe për ta ndryshuar Kushtetutën këtu dhe pastaj do të thotë se ishte proces dhe e gjithë kjo mbi bazën e instrumenteve përkatëse të Këshillit të Evropës” tha shefi I grupit parlamentar të LDK-së, Abelard Tahiri.

Ndër të tjera Gashi shtoi se Kurti “po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës duke iu referuar Konventës Kornizë për të Drejtat e Komuniteteve ku në fakt Kartën e Unionit të Qeverisjes Lokale, e cila merret me decentralizimin, dekoncentrimin dhe delegimin territorial, administrative, politik dhe fiskal”.

Gashi tha se kryeminstri ka pranuar se këto komuna do të kenë linja të veçanta të financimit nga Serbia dhe buxhet të vetëqëndrueshëm për këto komuna, po ashtu deputeti Gashi i tha kryeministrit se keni shkelur mbi Zajednicën për të krijuar një autonomi.

“Jeni i vetmi person në këtë vend i cili keni mundur të shkelni për mbi institucionin e quajtur nga ju, Zajednicë dhë për të ndërtuar autonomi territoriale, vetëqeverisëse për komunitetin serb në Kosovë ose po ia ndërroj emrin autonominë territorial, politike, administrative, fiskale vetëmenaxhuese, sipas jush, për komunitetin serb, sipas jush, mbi kriteret e Këshillit të Evropës, sipas jush sepse po e lexoj në dokument të ndërtuara mbi Kartën e Vetëqeverisjes Lokale të cilën po e citoj unë sepse ju qëllimisht  po mashtroni me një dokument tjetër i cili nuk merret hiq me vetëmenaxhimin”, shtoi Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera