Lajme

Gashi: Kurti e Osmani nuk kanë telashe me taksen por që do të jenë shoqërues të Thaçit si valixhe te udhëtareve

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 26 February 2020

Analisti Astrit Gashi, ka thënë se Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kryeministër nuk e kanë problemin me NATO-n.

Sipas tij ata e kanë problemin me taksën dhe dialogun e që kjo sipas tij është kompetencë e Thacit.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani, nuk e kane problemin me NATO’n, gabohet kush mendon keshtu. Problemi i tyre eshte Dialogu ku do te hyjne pasi te heqin taksen, e ai eshte Dialogu i Hashim Thacit. Ne kete dialog, nese hyjne keshtu si eshte sot, jo qe nuk do te jane prijes, por do te jene shoqerues te Thacit, njejte si valixhet qe e shoqerojne nje udhetar jasht shtetit”, shkruan ai.

-Advertisement-

Ai ka thënë se i gjithë problemi i tyre është te Thaçi sepse në këtë pikë janë të paqartë.

“Beteja e tyre, pra eshte me Thacin dhe paqartesite qe i kane jo me Dialogun, por ne fakt me Marreveshjen qe po i pret. Aty jane krejtesisht ne terr dhe duan te dalin ne drite. Mision i veshtire ky, ne mos i pamundshem! NATO’n nga Kosova, nderkaq, nuk mund ta heq askush, ajo eshte ketu me ftese te popullit te Kosoves”, shkruan Gashi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera