Lajme

Gashi komenton zhvillimet në Bruksel: Ka qenë presion i madh i ndërkombëtareve

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 02 May 2023

Analisti Shkëlzen Gashi ka dhënë mendimin e tij pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë një takimi në Bruksel.

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Në këtë deklaratë, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për të dhënë informacione të nevojshme lidhur me gjetjen e personave të zdhukur nga 1 janari i vitit 1998 deri me 31 dhjetor 2000.

-Advertisement-

Kësisoj sipas Gashit, në të gjitha ligjet apo dokumentet e pranuara për personat e zhdukur, gjithmonë janë përmendur vetëm deri në vitin 2000. Kështu, Gashi thotë se ky ka qenë një presion i madh prej bashkësisë ndërkombëtare.

“Edhe Natasha Kandiq i ka përfshirë edhe të vitit 2000. Me kërkesën e saj e kam bërë një shkrim, pse duhet me u përfshi të vitit 2000. Kjo duket njëfarë tendence, unë e kuptoj që duhet me shti prej 12 qershorit 1999 deri më 31 1999. Për këta gjashtë muaj, sepse janë mbi 300 qytetarë që janë zhdukur. Janë qindra, gati te njëmijëshi”, tha Gashi në T7.

“Po pse duhet me shti deri te viti 2000. Duket një farë tendence me barazu, 1 janar 1998 deri më 12 qershor 1999 kur janë kryer krimet masive ndaj shqiptarëve, tash i kemi edhe 18 muaj, ku u bë krime ndaj serbëve. Kjo është një prej kritikave me tëdrejt të LVV-së, u praua se është në krejt ligjet, kurti e ka sqaruar se kejt ligjet që janë miratuar “s’mundemi me ndërru””.

E kjo sipas Gashit, është gabim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera