Lajme

Gashi: Ka kaluar koha e politikanëve që nënshkruanin me Serbinë pa lexuar kurrgjë

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 18 May 2023

Duke iu referuar qeverive të kaluara, analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se ka kaluar koha kur politikanët kanë nënshkruar marrëveshje me Serbinë pa lexuar marrëveshjet.

“S’ka më, ka kaluar ajo koha e politikanëve që si ia kanë ofruar lapsin, kanë nënshkruar menjëherë pa lexu kurrgjë”, tha ai në emisionin Pressing të T7.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti nuk nënshkroi marrëveshje me Serbinë në dy herat e fundit në marrëveshjet e dakorduara, pasi që këtë gjë nuk e ka bërë as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

“Për dallim prej herave paraprake, që e nënshkrujshin dokumentin pa e nënshkru Serbia, edhe vishin në Kuvend dhe e votojshin këtë herë nuk ka nënshkrim.  Ai zotëria iu ka thënë, nëse e nënshkruan Vuçiqi, e nënshkruaj edhe unë, nëse e voton ai në Kuvend të vetin, e votoj edhe unë”, deklaroi Gashi.

“Pse s’e votoi dhe s’e nënshkroi Vuçiqi?”, pyeti ai kolegët e tij përballë.

 

Gashi është shprehur i bindur se partitë që humbën zgjedhjet e fundit nacionale në Kosovës, nuk do të kthehen më në krye të qeverisë.

“Ajo kohë nuk kthehet hiç. Ata njerëz nuk kthehn në pushtet”, tha ai në një debat me analistin përballë, Dukagjin Gorani.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera