Lajme

Gashi: Ja si i sigurova dy poste në Qeverinë Haradinaj!

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 13 September 2017

Aleati i Qeverisë Haradinaj, Dardan Gashi, thotë se postët e ndara për të në qeveri janë si rezultat i kontributit të tij në ndërtimin e saj.

Gashi, në emisionin Rubikon të KTV-së, ka mohuar se posti i zëvendëskryeministrit dhe ai i ministrit të Diasporës i janë ndarë para se AKR-ja t’i bashkohet koalicionit PAN.

“Pas hyrjes së AKR-së në koalicion, është hap si çështje ndarja e posteve, për të gjithë ata që kanë ndihmuar në ndërtimin e kësaj qeverie”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Gashi, i cili postin e zëvendëskryeministrit e sheh si post politik, që më tepër i e llogaritë si post i këshilltarit të kryeministrit, thotë se e ka marrë për shkak të aktiviteteve të tij për ndërtimin e qeverisë Haradinaj, ndërsa për postin e ministrit pohon se angazhimi i tij në të kaluarën ka ndikuar në ndarjen e kësaj hisje për të.

“Posti i zëvendëskryeministrit është më shumë post politik, pra llogaritet si këshilltar i kryeministrit por pak më ndryshe. Ndërsa posti i ministrit në Ministrinë e Diasporës më është dhënë shkaku i angazhimeve të mija të më parshme me diasporën”, tha Gashi.

Tutje, ai është shprehur i bindur se Qeveria nuk do të bllokohet nga depuetët opozitarë, por që sipas tij këta të fundit do të bashkëpunojnë me qeverinë për t’i ofruar zgjidhje çështjeve në interes të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera