Gashi: Institucionet kompetente janë të gatshme të parandalojnë dhe luftojnë dhunën në familje
Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 23 August 2018
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili mori pjesë në tryezën “Dhuna në familje” në Gjakovë, tha se parandalimi dhe luftimi i dhunës në familje është një nga prioritetet kryesore të ministrisë që ai drejton.
“Si Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ju siguroj se përmes Policisë së Kosovës do të ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme në kuadër të përgjegjësive tona kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës në familje, si dhe ndihmës së viktimave të kësaj forme të kriminalitetit”, theksoi Gashi gjatë një tryeze të rrumbullakët “Dhuna në Familje”, takim ky i organizuar nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në Gjakovë, përkrahur nga ICITAP, (Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale) dhe mbështetur nga MPB-Departamenti për Siguri Publike, Policia e Kosovës dhe akterët tjerë relevant.
Gjithashtu ministri Gashi theksoi se në nivel shtetëror, Qeveria e Kosovës ka miratuar “Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Planin e Veprimit 2016 – 2020”.
“Natyrisht që Ministria e Punëve të Brendshme ka kontribuar në hartimin e kësaj strategjie, si dhe deri më tani ka implementuar shumicën e aktiviteteve të përcaktuara me planin e veprimit. Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Policisë së Kosovës ka kontribuar edhe në hartimin e Ligjit për Mbrojtje kundër Dhunës në Familje”, theksoi Gashi.
Ministri vuri në dukje se në vitin 2017 në Policinë e Kosovës janë raportuar 1269 raste të cilat janë hetuar dhe prej tyre janë ngritur 1205 kallëzime penale për shkak të dhunës në familje. Ndërsa në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018 janë raportuar 628 raste të cilat janë hetuar dhe prej tyre janë ngritur 556 kallëzime penale.
Në këtë tryezë me nga një fjalë rasti të pranishmeve iu drejtuan edhe Kimberly Riffe, menaxhere e Programit të ICITAP-it, Bedri Cahani, koordinator i EVSB Gjakovë, si dhe akterë tjerë që merren me dhunën në familje.
Pas tryezës, ministri Gashi vizitoi Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë, ku u prit nga drejtori rajonal, kolonel Ahmet Hasi. Zyrtarët policorë në Gjakovë vlerësuan se situata e përgjithshme e sigurisë në këtë komunë është stabile dhe nuk ka pasur ndonjë incident që do të cenonte sigurinë. Ministri Gashi shprehi gatishmërinë e tij si ministër dhe të MPB-së për përkrahen e policisë në Gjakovë,
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...