Lajme

Gashi: I jemi mirënjohës Francës për kontributin e vazhdueshëm ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 20 November 2020

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka falenderuar presidentin fancez, Emmanul Macron për kontributin e jashtëzakonshëm ndaj Kosovës, në vazhdimësi.

Gashi, njëherit e ka falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë që i ka bërë në Pallatine Elysee derisa ishte në një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

-Advertisement-

Shkrimi i tij i plotë:

Presidenti Macron dje më nderoi me ftesën në Pallatin Élysée, për të marrë pjesë në bisedën e tij në videokonferencë me Kryeministrin tonë Hoti. E falënderova në emër të Kosovës për këtë mikpritje të ngrohtë. Ky gjest i rrallë nga Presidenti Macron është simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona. Ne i jemi mirënjohës atij dhe Francës për kontributin e jashtëzakonshëm që ata ia ofrojnë Kosovës në vazhdimësi, në avancimin e vlerave të përbashkëta demokratike e perëndimore. Merci! (Fotot: ©Elysée.)

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera