Lajme

Gashi i ankohet Konjufcës për Saranda Bogujevcin: Merr masa

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 27 May 2021

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i është ankuar kryetari të parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca për nënkryetaren e këtij kuvendi, Saranda Bogujevcin.

Gashi i është drejtuar Konjufcës duke thënë se në kohën që ai nuk është duke udhëhequr seancën dhe këtë e bën, Bogujevci, në Kuvend po nxit konflikte.

Ai ka shtuar se nuk ka asnjë problem me Konjufcën por që ai duhet të marrë masa kundrejt Bogujevcit për të cilën ka thënë se po u ndal edhe të drejtën e fjalës.

-Advertisement-

“Me ju deri më tani ka qenë në rregull, por sa herë  që e udhëheq seancën Bogujevci ndodh kjo”

Çka me thanë unë tjetër një nënkryetare kuvendi me të than mos fol, prandaj unë po kërkoj nga ju si kryetar i Kuvendit me marr masa për këtë

Po ndodh konflikt në Kuvend dhe unë nuk du me ndodh kjo’, ka thënë Gashi.

Ndërsa Konjufca duke mos e zgjatur më shumë këtë e ka ndërruar temën dhe i jep fjalën një tjetër deputeti të Kuvendit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera