Lajme

Gashi i AAK’së ironizon me Mimoza Kusari-Lilën: Nuk keni nevojë me u tutë

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 20 January 2021

Kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Fatmir Gashi ka treguar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje nuk ka kandidat për kryeministër.

Sipas tij, AAK po hyn në këto zgjedhje vetëm për president dhe listë të deputetëve.

“AAK ka konkurru me listë dhe kryetari ynë ka konkurruar për president të shtetit. Për kryeministër nuk kemi kandidat. Ne do të hyjmë në Qeveri me kë të mundemi të bëjmë koalicion”, tha Fatmir Gashi në nje emision.

-Advertisement-

Gashi ka ironizuar me Mimoza Kusarin-Lilën, duke i thënë se “nuk keni nevojë me u tutë”.

“AAK nuk do të ketë kryeministër. Mos u tutni! Nuk ka konkurrencë Albin Kurti prej Aleancës. Për herë të parë është një kualitet i ri të zgjedhjeve, ku kemi edhe kandidat për president”, u shpreh Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera