Lajme

Gashi, Hotit: S’do të pranojmë arsyetime

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 03 June 2020

Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pavarësisht faktit se vendi gjendet në krizë ekonomike, nuk do të pranohet asnjë lloj arsyetimi në rast se nuk qeveriset suksesshëm, njofton Klan Kosova.

“Ne sot jemi mbledhur për ta zgjedhur qeverinë e re në krye me Hotin, pas një procesi të mundimshëm, por me bindjen se po veprojmë drejt – ndonëse në dukje ky vendim duket se vjen si rezultat i një situate polarizuese”.

-Advertisement-

“Ne kishim një Qeveri që e kishim ndërtuar me shpresë, por si rezultat i gabimeve, shpresa humbi dhe mbeti vetëm Qeveria”.

“Çështja është tani se si duhet të qeverisim me një qeveri që duhet ta ndërtojë shpresën. Qeveria të mos shpresojë, por të punojë shumë qe ta ktheje shpresën. Duke njohur Hotin, por edhe ministrat e LDK-së, them se këtyre nuk ju duhet shumë shpresa, secili do ta bëjë punën më të mirë në fushën e tij ose saj”.

“Një gjë duhet ta ketë të qartë kjo Qeveri: përgjegjësinë që e ka jo vetëm në raport me krizën ekonomike, nuk do të ketë mundësi të arsyetohet se ishte krizë dhe nuk mundëm të qeverisim mirë”.

“Kjo qeveri duhet të ketë parasysh edhe mirëqeverisjen që është kriteri esencial. Nuk do të pranojmë asnjë lloj arsyetimi në rast se nuk kemi qeverise të suksesshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera