Sport

Garuesit nga Kosova pjesëmarrës në maratonën e Firencës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 27 November 2017

Suksesi i kosovarë në sport vazhdon të jetë shumë i lartë.

Janë pikërisht shumë kosovarë në 11 pjesëmarrësit  të cilët së fundi kanë marrë pjesë në Maratonën e Firencës në Itali, për të vrapuar.

Rezultatet e tyre kanë qenë mjaft e lartë, përderisa të gjithë para vetes kanë pasur kohë më pak se katër orë e 40 minuta por që tre anëtarët e grupit kanë arritur të hyjnë në cak për më pak se katër orë, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Në këtë maratonë, pjesëmarrës të regjistruar kanë qenë mbi 10 mijë persona.

Shoqata e cila mori pjesë në Maratonën e Firencës është ‘Kosova Trail Running Asociation’.

Këta janë emra e të gjithë pjesëmarrësve: Hajredin Ferataj, Arineta Mula, Fikret Shatri, Uragan Alija, Albulena Maliqi, Rasim Merlaku, Luan Ajeti, Arten Bajrushi, Elida Llayton O Connell, Shkumbin Cena dhe Burim Leci.

Sponsorizimi i gjithë kësaj pjesëmarrje është mundësuar nga  Compania ne Dusseldorf NUHA BAU me pronar Gani dhe Naim Nuha./Indeksonline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera