Sport

Gareth Southgate flet para ndeshjes me Danimarkën

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 06 July 2021

Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Danimarkën, shkruan Gazeta inFokus.

Southgate ka thënë se kanë pasur presion në sfidën hapëse ndaj Kroacisë dhe në takimin ndaj Gjermanisë, kurse tani ka deklaruar se Danimarka ka më shumë presion.

“Ne u morëm me presionin me të vërtetë mirë në ndeshjen hapëse dhe kundër Gjermanisë. Presioni është ai që ju zgjidhni të jetë, mund të jetë motivues. Nëse do të kishim fituar shumë tituj dhe do të duhej ta ndeshnim atë, mbase do ta ndiejmë ndryshe. Danimarka e ka fituar atë (Euro) më parë kështu që mbase ka më shumë presion mbi ta”, deklaroi trajneri i ‘Tre Luanëve’.

-Advertisement-

Anglia dhe Danimarka do të përballen nesër mbrëma nga ora 21:00 në ‘Wembley Stadium’ në Lindër, në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian të futbollit ‘Euro 2020’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera