Lajme

Garë interesante në Vushtrri: Deputetja Rrezarta Krasniqi mund bindshëm ish kryetarin Xhafer Tahiri, për kryetar të degës së LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 26 May 2023
Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme.

Garë shumë interesante pritet të bëhet në Vushtrri në rast të kandidimit të Xhafer Tahirit dhe Rrezarta Krasniqit për kreun e degës në qytetin antik, shkruan Jepi zë.

Në sondazhin e publikuar nga “Jepi zë” mbrëmë, u bë një votim shumë interesant, pasi fillimisht udhëhoqi deputetja Krasniqi, ndërsa më pas primatin e mori ish kryetari Xhaferi.

Sot sërish ndryshoi rezultati, pasi deputetja Rrezarta Krasniqi mori mbështetje të madhe duke udhëhequr bindshëm ndaj kundërkandidatit të mundshëm të saj.

-Advertisement-

Rezultati i përgjithshëm nga ky sondazh ishte 66% me 34% në favor të deputetes Krasniqi.

Ndryshe ende nuk dihet nëse do të ketë garë në mes këtyre dy figurave të njohura në LDK, por ajo që shihet është rritja e përkrahjes ndaj Rrezarta Krasniqit./ Jepi zë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera