Lajme

Garë e nxehtë për Kuvendin Komunal të Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 18 October 2021

Gara për Kuvendin Komunal të Prizrenit është jashtëzakonisht interesante. Kjo për faktin se partia e parë dhe e dytë kanë një dallim të vogël mes vete.

Nga numërimi i mbi 96% të votave, prin Lëvizja Vetëvendosje me 28.59% të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 25.83% të votave.

Kujtojmë se në balotazh për kryetar të Prizrenit kanë shkuar Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes dhe Shaqir Totaj i PDK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera