Sport

Garë e fortë për shërbimet e Eriksen, ja sa kërkon Tottenham

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 04 December 2019

Christian Eriksen do të largohet në janar nga ekipi i Tottenham. Organizatori danez nuk ka pranuar rinovimin e kontratës që i përfundon në fund të këtij sezoni dhe as ulja e Jose Mourinhos në pankinë nuk i ka ndryshuar mendim.

Shumë klube interesohen për shërbimet e 27-vjeçarit, teksa Tottenham i ka vendosur një çmim. Evening Standard raporton se klubi londinez kërkon 40 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin në merkaton e janarit.

Juventus, Inter dhe Real Madrid janë gati të transferojnë Eriksen dhe do të rivalizojnë fort për shërbimet e tij. Në fillim duhet bindur vikingu dhe më pas duhen paguar 40 milionë sterlina në arkat e Spurs.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera