Garda kombëtare e Vermont, SHBA do të bëjë stërvitjen e ekipeve të DMSH – Maqedoni
Autori: Gazeta inFokus
21:55 | 14 September 2017
Sot, drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Adnan Xhaferoski realizoi takim pune me përfaqësuesit e Gardës kombëtare të shtetit Vermont, SHBA.
Garda kombëtare e Vermontit, së bashku me institutin civil për menaxhim të krizave në Vermont, janë partnerë të Komandës evropiane të Armatës së SHBA-ve në zbatimin e Programit 1204, që përfshin aktivitete shumë vjeçare për përforcim të kapaciteteve të Republikës së Maqedonisë në menaxhimin e armëve për shkatërrim masiv, armë kimike, biologjike dhe mbrojtje radiologjike dhe atomike.
“Ky program parasheh përgatitjen e një plani 3-5 vjeçar për aktivitete në Maqedoni në temat në vijim: kapacitetet e ekipeve për mbrojtje KBRA, përmirësimin e sistemit të incident-komandës dhe planit kombëtar për ushtrime. Ekipi i Gardës kombëtare të Vermontit do të jetë e kyçur në stërvitjen për përdorim të mjeteve për mbrojtje nga armët kimike, biologjike dhe atomike, me stërvitje për komandë të vendit të ngjarjes ICS, si dhe duke dhënë përkrahje në krijimin e platformës kombëtare për stërvitje”, informojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
DMSH-ja si bartës i aktiviteteve në suaza të sistemit të vetëm për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe të llojeve tjera në Maqedoni, në mënyrë aktive do të marrë pjesë në zbatimin e aktiviteteve nga Programi 1204 të Komandës evropiane të Armatës së SHBA-ve./Telegrafi/

T� tjera
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
































