Lajme

Garda Kombëtare e Iowas: Kurti e Mehaj, gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre larg shtëpisë

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 14 May 2022

Garda Kombëtare e Iowas, ka njoftuar për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në shtabin qendror, ku është pritur nga Gjeneral Majori Ben Corell dhe udhëheqës të tjerë të gardës.

Bashkë me Kurtin, në këtë vizitë, ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Përmes Twitter-it, Garda shkroi se Kurti e Mehaj janë gjithmonë të mirëpritur në Iowa, siç është shënuar në njoftim, “në shtëpinë e tyre larg shtëpisë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera