Lajme

Garda Kombëtare e lowa në SHBA, partnere e Ushtrisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 15 October 2021

Në vazhdën e vizitës në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së në Pentagon, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, sot ka takuar Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, Gjeneral Daniel R. Hokanson, shkruan Gazeta Infokus.

Me këtë rast, ai e ka falënderuar Gjeneralin Hokanson dhe i ka shprehur mirënjohjen e lartë për partneritetin ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, njëherësh i ka rikujtuar që muajin tjetër do të shënohet edhe përvjetori i 10-të i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm bilateral.

“Ndër të tjera, Gjeneral Hokanson  i theksova disa prej sukseseve të përbashkëta, duke u fokusuar në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt dhe në përgatitjet për misionin paqeruajtës të radhës në Poloni. Njëkohësisht i rikujtova se këto të arritura janë falë mbështetjes së pakursyer dhe të pazëvendësueshme të Byrosë së Gardës Kombëtare në funksion të avancimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale dhe profesionale të FSK-së përgjatë dhjetë viteve, e duke besuar fuqishëm se bashkëpunimi në të ardhmen do të thellohet akoma më shumë”, ka bërë të ditur Mehaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.

-Advertisement-

Nga ana e tij, Gjenerali Hokanson, ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe ka konfirmuar përkrahjen e Byrosë së Gardës Kombëtare, për aktivitetet e përbashkëta me FSK-në, të cilat tashmë kanë dëshmuar nivelin më të lartë të profesionalizmit.

“Gjenerali Hokanson, theksoi se do të vazhdojë angazhimin e Byrosë për mbështetjen e FSK-në në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, e sidomos theksoi rëndësinë e aspekteve të ndërveprimit  ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së për operacione në misionet paqeruajtëse dhe të stabilitetit”, ka njoftuar Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera