Garda e vjetër e diplomatëve amerikanë po kthehet në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 15 October 2021
Christopher Hill, një emër i mirënjohur për publikun kosovar, u emërua ambasador i Shteteve të Bashkuara në Beograd.
Ai do të zë vendin e Anthony Godfrey-t, i cili pa papërfunduar mandatin e tij, do të hiqet nga posti i ambasadorit.
Christopher Hill ishte i Dërguari i Special i ShBA-së në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, në negociatat për Kosovën që i paraprinë Konferencës së Rambujesë.
Kjo gjë, ka shkaktuar jo pak shqetësime në publikun serb, pasi që Godfrey, ambasadori në ikje, nuk ishte kritik ndaj autoriteteve të Beogradit, ndërsa Christopher Hill, që do të zë vendin e tij, njihet për qëndrimet dhe pozicionet e tij të kamotshme ndaj Kosovës.
“Ne e njohim shumë mirë atë”, ishte komenti i parë që tha Sreçko Dukiç, ish-diplomati serb që ishte aktiv në kohën e Hill, kur u pyet se si e vlerëson emërimin e tij të ardhshëm në Beograd.
“Në diplomaci, ai është negociatior i dorës së parë”, potencoi Dukiç.
”Në atë kohë ai paraqitej si dikush shumë fleksibil, në fakt ishte shumë i ashpër dhe i çuditshëm. Por, tejet i suksesshëm”.
Dukiç në një intervistë për mediumin serb Nova.rs, pohon se Garda e Vjetër diplomatike amerikane, po kthehet.
“Joe Biden po i kthen gardianët e vjetër të diplomacisë amerikane. Christopher Hill është specialist i diplomacisë dhe ka marrë pjesë në ngjarjet më të rëndësishme në këtë gjë. Zgjedhja e tij, s’është për t’u çuditur”.
Ish-diplomati serb thotë se Hill-it, askush nuk ka nevojë t’ia mësojë terrenin.
”Atij s’i duhet ciceron. Ai terrenin e njeh shumë mirë, dhe është e logjikshme që ai do të vazhdojë aty ku e ka lënë para arrdhjes së Trump në krye të ShBA-së”.
Tema kryesore është zgjidhja e çështjes së Kosovës, thotë ai, dhe se përfshirja e të Dërguarit të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë gjithashtu tregon se prania e SHBA në rajon po forcohet.
Hill njihet për kontributin e tij në Kosovë gjatë viteve 90-ta, për çfarë edhe ishte nderuar me Çmimin Robert C. Frasure për Negociatatat për Paqe në Kosovë.
Christopher Hill është bashkëpunëtor i afërt me Gabriel Escobar, të emëruarin Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyren për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan.
Këto ndryshime në përfaqësuesit diplomatikë në Ballkan po interpretohen si një përpjekje nga administrata e Joe Biden për të forcuar praninë amerikane në rajon dhe të përfshihen më aktivisht në zgjidhjen e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, për të cilën Gabriel Escobar kohëve e fundit vizitoi Brukselin, ku të dy vendet po zhvillojnë dialog të sponsorizuar nga BE.
Ndërsa Anthony Godfrey, ambasadori në largim i ShBA-së në Beograd njihej kryesisht si një njeri që s’është shumë kritikues ndaj Beogradit dhe si dikush që nuk mirret shumë me kritika ndaj gjendjes demokratike, ose temat me peshë të mëdha politike.
Të tjera
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...