Lajme

Gara për guvernator të BQK-së, këta janë emrat në listën e ngushtë që do të votohen në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 26 January 2023

Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e guvernatorit e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ka përcaktuar listën e ngushtë të kandidatëve për ta dërguar për votim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit të BQK-së në këtë listë janë Shkëndije Himaj, Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu dhe Lulzim Ismajli, shkruan Gazeta Infokus.

“Mbështetur në Ligjin për Bankën Qendrore të Kosovës, si dhe në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e pozitës së guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër, ka përcaktuar listën e kandidatëve për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës, si në vijim: Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkëndije Himaj”, ka njoftuar BQK-ja.

-Advertisement-

“Pas përfundimit të veprimeve procedurale të parapara me aktet juridike në fuqi lidhur me kandidatët e cekur më lartë, propozimi (lista e kandidatëve) do të procedohet sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës”, thekson njoftimi.

Kandidati i cili votohet nga Kuvendi i Kosovës, do të ketë një mandat 5 vjeçar duke filluar nga 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.

Sipas ligjit per Bankën Qendrore të Kosovës, paneli që ka zgjedhur këtë listë do të japë një shpejgim me shkrim se pse kanë bërë këtë zgjedhje.

Dhe emrat dërgohen në Kuvend jo më larg se një periudhë prej 15 ditësh.

“Paneli do t’i përzgjedh të gjithë aplikantët në baze te kualifikimeve dhe performancave gjatë intervistimit dhe do të jap shpjegim me shkrim për një përzgjedhje te tillë. Lista me radhitjen e të gjithë aplikanëve që konsiderohen nga paneli se kanë përmbushur kriteret do të dërgohet në Kuvend të Republikës së Kosovës dhe Qeveri, e cila mund t’i jap një mendim Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kusht që ky mendim të dërgohet në Kuvend të Republikës së Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. Nga ajo listë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të përzgjedhë një individ për secilën pozitë në Bordin e Bankës Qendrore që duhet të plotësohet. Pasi qe Kuvendi i Republikës së Kosovës të ketë bere përzgjedhjen e fundit do t’ia përcjellë presidentit këto propozime,i cili pastaj do të miratojë dhe do të emërojë një person për të plotësuar pozitën e lirë”, thuhet në ligjin për zgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: Zbulohet lista me emrat e kandidatëve për guvernatorë të BQK-së, në garë edhe nipi “i famshëm” i Besnik Bislimit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera