Gara në PD, zbulohet ora kur do të votojë Basha, Selami dhe Berisha
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 22 July 2017
Kreu aktual i PD, Lulzim Basha që kërkon një tjetër mandat katër vjeçar nga demokratet do të votojë sot në orën 11:00, nje orë pas rivalit të tij, Eduard Selami. Basha do të votojë në selinë e Partisë Demokratike në orën 11:00, një orë pasi të ketë votuar Selami.
Selami është parë që mëngjesin e sotëm në seli, teksa ndiqte nga afër procesin e votimit, Basha pritet të mbërrijë në seli para se të hedhë votën e tij. Selia qendrore e Partisë Demokratike në Tiranë do të jetë qendra kryesore e votimit. Në bazë të udhëzimit të nxjerrë nga Komisioni i Administrimit Zgjedhor në PD, në selinë qendrore të selisë së PD në Tiranë do të votojnë përfaqësuesit e organeve më të larta në Partinë Demokratike.
Sipas këtij udhëzimi, selia qendrore e PD-së në Tiranë do të jetë qendra e votimit për të gjithë anëtarët e degës 2 në Tiranë, por veç tyre, në këtë seli do të votojnë edhe të gjithë anëtarët e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së. Në selinë qendrore të PD-së do të votojnë gjithashtu edhe anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike.
Udhëzimi i nxjerrë nga Komisioni i Administrimit Zgjedhor sqaron se në seli do të votojnë edhe deputetët aktualë të PD-së, të cilët do të vijojnë të kenë mandat deri në shtator, por edhe deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Në këtë mënyrë, në selinë qendrore do të votojnë dy kandidatët në garë për kryetar, Basha dhe Selami, por edhe personalitete të larta të Partisë Demokratike.
Me interes pritet të jetë votimi dhe qëndrimi që do të mbajë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë gjithë zhvillimit të garës nuk është shprehur për asnjë nga kandidatët. Berisha ka kërkuar të jetë neutral në një garë ku shumë ishbashkëpunëtorë të tij i kanë kërkuar të ndërhyjë për të ndalur garën dhe për të mos lejuar atë që ata vetë e kanë cilësuar si farsë zgjedhore.

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...

































