Lajme

Gara mbetet e ngushtë më pak se tre javë para zgjedhjeve të 5 Nëntorit

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 15 October 2024

Kandidatja demokrate Kamala Harris, po lufton për votën e hispanikëve dhe njerëzve me ngjyrë në betejën ndaj Donald Trump për shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Thirrja e saj ka ardhur pas sondazheve të fundit realizuar nga “New York Times” që cilat tregonin se rivali republikan po shënon sukses në tërheqjen e këtyre komuniteteve ashtu sic bëri në vitet 20016 dhe 2020

Në sondazh Harris ka 78% mbështetje midis votuesve me ngjyrë, krahasuar me rreth 90% mbështetje për demokratët në zgjedhjet e fundit, me burrat që përbëjnë pjesën më të madhe.

-Advertisement-

Mediat shkruajnë se kjo mund të jetë vendimtare në një garë që duket se do të vendoset me një diferencë të vogël.

Dhe nëse ky votim është i mbyllur, në shtetet kyçe të fushëbetejës, sigurimi I mbështetjes modeste mes votuesve me ngjyrë ose latinë mund të ndikojnë përfundimisht në rezultat.

Në Arizona, gati një në katër votues më 5 nëntor pritet të jetë latin, së bashku me pothuajse 20% në Nevada. Në një shtet tjetër kyç, Xhorxhia, votuesit me ngjyrë përbëjnë rreth 30% të totalit.

Këto janë një masë e konsiderueshme votash në shtete serioze.

Pra, çfarë mund të nxisë përfitimet e dukshme të Trump me këta votues?

Ekonomia, veçanërisht inflacioni dhe kostoja e jetesës, janë çështja kryesore për shumicën e votuesve.

Ky është rasti për shumë votues me ngjyrë dhe latinë, dhe New York Times që sugjeron se një shumicë e konsiderueshme e të dy grupeve janë të pakënaqur me gjendjen aktuale të ekonomisë amerikane.

Gjithsesi edhe 20 ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale ku do të përcaktohet se kush do të ulet në Shtëpinë e Bardhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera