Lajme

Gara e “bllokuar” për Mitrovicën, mes PAN-it dhe VV-së: Që pesë orë diferenca mbetet në 40 vota!

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 12 June 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka arritur të përfundojë numërimin e votave në të gjitha qendrat e vendvotimeve.

Ndonëse kanë kaluar 24 orë, KQZ-ja nuk ka rezultate finale për Prishtinën, Prizrenin dhe Mitrovicën e Jugut.

Ajo që mund të themi është se kohë pas kohe faqja zyrtare e KQZ-së po del jashtë funksionit të saj, gjë që po ngjall “mjegull” në opinion për ndonjë manipulim të mundshëm të rezultateve.

-Advertisement-

Deri më tani KQZ ka arritur të numëroj 99.64% të votave nga 2481 vendvotime prej gjithsejtë 2490 sosh që janë, transmeton Telegrafi.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA vazhdon të prij me 34.02 për qind të votave, e dyta është Lëvizja Vetëvendosje me 27.07 për qind dhe koalicioni tjetër LDK-AKR-Alternativa që deri më tash ka 25.71 për qind.

Vlen të theksohet se në shtatë komunat e mëdha të Kosovës, koalicioni PAN prinë të katër prej tyre ndërkaq Vetëvendosje në tri.

Për pesë orë gjatë ditës së sotme, nuk ka ndryshime për rezultatet nga Mitrovica. Që nga ora 17:00, diferenca mes PAN-t dhe VV-së është 40 vota. PAN ka 9,708 vota në këtë qytet, ndërkaq VV-ja i ka 9,668. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera