Lajme

GAP: Vjet mbi pesë mijë të huaj emigruan në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 12 February 2024

Sipas të dhënave të fundit (janar-nëntor 2023) të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, numri i personave të huaj të cilëve u është dhënë leje qëndrimi i përkohshëm në Kosovë ishin 5 mijë e 570, prej të cilave 2 mijë e 778 ishin për arsye punësimi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti GAP.

Një vit më parë numri i leje qëndrimit ishte 6 mijë e 244, nga të cilat 2 mijë e 979 ishin për qëllime punësimi.

-Advertisement-

Shumica e emigrantëve në Kosovë vijnë nga vendet përreth si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Po ashtu, ata vijnë edhe nga vende jashtë rajonit si Turqia, Bangladeshi dhe vende të tjera aziatike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera