GAP: Vendimet qeveritare për themelimin e zonave ekonomike kanë qenë më shumë të motivuara politikisht
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 07 March 2021
Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi ligjin e ri për Zonat Ekonomike.
Projektligji synon të rregullojë aspektet kryesore të zonave ekonomike, sikurse që është kompetenca për themelimin e tyre, mënyra e administrimit, vendndodhja e zonave, afati kohor për shfrytëzim, si dhe format për promovimin e zonave ekonomike.
Përkundër asaj se baza ligjore për themelimin e zonave ekonomike ekziston që nga viti 2009, përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur paqartësi ligjore dhe konflikt kompetencash për themelimin e zonave ekonomike.
Vendimet qeveritare për themelimin e zonave ekonomike më shumë kanë qenë të motivuara politikisht, se sa të bazuara në studime dhe analizë të të mirave (cost-benefit) të ekzistimit të tyre. Po ashtu, qeveria ka shfrytëzuar zonat ekonomike edhe si mjet për shpronësime të pronave private për përfitime të grupeve të caktuara.
Punimet në finalizimin e infrastrukturës në zona ekonomike kanë zgjatur për shumë vite dhe shumë biznese kanë prishur kontratat për tu vendosur në këto zona për shkak të zvarritjes së punimeve.
Edhe pse mbi 76 biznese janë vendosur në këto zona dhe zonat ekonomike zënë së paku 422.5 hektarë hapësirë, nuk ka një analizë të detajuar të përfitimeve ekonomike, rritjes së investimeve dhe punësimit. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për zonat ekonomike, përveç qartësimit të procedurave ligjore, prapë se prapë nuk ofrojnë incentiva të mjaftushme për ndërmarrjet që vendosen në zonat ekonomike.
Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar Këtu.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...