GAP: Si pasojë e pandemisë pozita e grave në tregun e punës është rënduar edhe më shumë meqë janë ulur mundësitë për punësim
Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 01 May 2021
Sot Instituti GAP publikoi raportin statistikor “Punësimi dhe përfaqësimi i grave në Kosovë” për vitin 2020. Pandemia COVID-19 dhe ndërrimi i dy qeverive brenda vitit 2020, kanë ndikuar edhe në aspektin e punësimit dhe përfaqësimit të grave në Kosovë. Si pasojë e pandemisë pozita e grave në tregun e punës është rënduar edhe më shumë meqë janë ulur mundësitë për punësim. Në vitin 2020, shkalla e punësimit tek gratë ishte vetëm 14.4%, ndërsa tek burrat 46.2%.
Përkundër se numri i vajzave që ishin duke studiuar apo që i kanë përfunduar studimet ishte ndjeshëm më i lartë se i djemve, të dhënat tregojnë se pjesëmarrja e tyre në tregun e punës mbetët ende e ulët, ku vetëm 21.5% e grave në moshë pune janë aktive në tregun e punës. Për më tepër, mbi 8,737 punëkërkuese gra i kishin të përfunduara studimet bachelor, që është numër më i lartë se sa numri i burrave punëkërkues me të njëjtin profil (5,034).
Tek pozitat kyçe në qeveri, gjatë vitit 2020, Qeveria Kurti kishte emëruar gra në 21% të pozitave ndërsa Qeveria Hoti 14%. Në pozitat drejtuese, shërbimin civil dhe stafin akademik, gratë kanë mbajtur rreth një të tretën e pozitave edhe në vitin 2020. Ndërsa në administratën komunale të disa komunave, sidomos atyre të volga, vetëm çdo i pesti vend i punës mbahet nga gratë.
Ndërkaq shkalla e papunësisë tek gratë, që përfshin vetëm personat të cilët kërkojnë punë, ishte 33.1% ndërsa tek burrat 21.5%. E në anën tjetër, edhe këtë vit, interesimi i grave për të gjetur një vend pune është gati i të njejtit nivel me atë të burrave. Numri i grave punëkërkuese të regjistruara në Agjencinë e Punësimit në vitin 2020 ishte 90,677, kurse numri i burrave punëkërkues të regjistruar në këtë agjenci ishte 109,900.
Tek skema e ndihmës sociale, si e vetmja skemë që targeton varfërinë, dallimet gjinore janë theksuar dhe progresi ka qenë i vogël krahasuar me vitin paraprak. Në Kategorinë 2, vetëm 9.42% të përfituesve janë gra, ndërsa në dy kategoritë e skemës së bashku, shkalla e përfituesve gra është 34.14%.
Ky është raporti i katërt vjetor përmes të cilit, në mënyrë statistikore, Instituti GAP synon të vë në pah dallimet e përfaqësimit të grave në tregun e punës, në arsim dhe mirëqënie sociale.
Raportin statistikor mund ta gjeni bashkangjitur në këtë email duke klikuar këtu.
Të tjera
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...