Lajme

GAP dhe GSJP mbajnë konferencën ‘Sfida e Integrimit Evropian të Kosovës’

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 24 May 2017

Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizojnë konferencën ndërkombëtare me temë “Sfida e Integrimit Evropian të Kosovës: Bashkëpunimi Rajonal dhe Marrëdhëniet Fqinjësore.”

Më 1 prill 2016 ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt konvergjencës politike dhe ekonomike të Kosovës si dhe statusit të vendit kandidat.

Kjo marrëveshje është lidhja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, megjithëse ende e lë të pazgjidhur çështjen e mosnjohjes së shtetit nga pesë shtete anëtare.

-Advertisement-

Përveç reformave të domosdoshme politike dhe ekonomike, në administratën publike, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve si dhe tregtinë e lirë, integrimi evropian i Kosovës nënkupton theks të veçantë në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Ky theks në qasjen e BE-së ndaj Kosovës mbështetet nga të gjitha Shtetet Anëtare. Në veçanti është i rëndësishëm normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Negociatat janë mbështetur nga BE-ja përmes lehtësimit nga Përfaqësuesja e saj e Lartë, aktualisht Federica Mogherini. Ky proces i lehtësimit ka prodhuar disa rezultate pozitive.

Një hap shumë i rëndësishëm ka qenë marrëveshja e Brukselit në vitin 2013, e cila ofron çelësin për sa i përket strukturës së qeverisjes lokale në Kosovë, si dhe marrëveshjet e tjera për menaxhimin e integruar të kufirit, mbrojtjen e lokacioneve fetare dhe kulturore.

Kjo ka hapur rrugën për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Serbinë dhe konkludimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për Kosovën.

Megjithatë, deri më tani nuk janë zbatuar të gjitha pikat e dakorduara, në veçanti për sa i përket krijimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ende nuk është dakorduar mandati i vetë-administrimit të Asociacionit/Bashkësisë, gjë që ushqen pasigurinë dhe mosbesimin brenda shoqërisë kosovare.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë stabile, megjithëse mosmarrëveshja për sa i përket demarkacionit të kufirit ndërmjet dy shteteve e pengon qëllimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Maqedonia e ka njohur Kosovën tetë muaj pas deklarimit të pavarësisë së saj. Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve vazhdojnë të jenë pozitive.

Në shkurt të vitit 2016 janë nënshkruar disa Marrëveshje, p.sh., për ndihmën teknike dhe bashkëpunimin për sa i përket integrimeve evropiane.

Incidenti i Kumanovës dhe deklaratat publike për pjesëmarrjen e kosovarëve atje, megjithatë kanë ngritur tensione. Së voni, formimi i një platforme shqiptare në Shkup, mbështetur nga Kosova dhe Shqipëria, për ta ndihmuar partinë opozitare në Maqedoni në formimin e koalicionit qeverisës gjithashtu ka nxitur tensione.

Përkundrazi, marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë mbështeten nga një seri e marrëveshjeve bilaterale, p.sh., për mbrojtjen dhe mbështetjen e investimeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në lidhje me mjedisin, energjinë, transportin, detyrimet dhe taksat doganore, etj…

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë esenciale për integrimin evropian të Kosovës. Në vitin 2013, Kosova u bë anëtare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC). Së voni, iu bashkua grupit punues ‘’Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor’’ (RYCO) për ta promovuar pajtimin dhe bashkëpunimin rinor.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që të hidhet dritë në këto çështje dhe në sfidat e tjera të ndërlidhura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera