Ganiu i reagon Pendarovskit për rrugën “Adem Demaçi”, i cilëson të pakuptimta deklaratat e Presidentit
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 13 August 2023
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu i ka reaguar presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për rrugën “Adem Demaçi” në Shkup, duke thënë se emërimi i kësaj rruge i përmbushë të gjitha rregullat ligjore dhe është vendosur me shumicë votash në Kuvendin Komunal të Çairit. Ai thotë se emri i ri i kësaj rruge tashmë figuron edhe në gazetën zyrtare.
Sipas Ganiut, deklarata e presidentit Pendarovski është e pa kuptimtë dhe e pa bazë.
“Kjo për arsye se aktivitetin që e kemi mbajtur për përurimin e rrugës “Adem Demaçi”, nuk e kemi vendosur në të zezë, por sot ai emër është në gazetën zyrtare. Të gjitha procedurat i ka kaluar. Po të doni mund të hyni edhe në Googlemap dhe ta kërkoni që ajo rrugë është me emrin e Adem Demaçit”, deklaroi Ganiu për RTK.
Reagimi i Ganiut vjen menjëherë pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, se riemërimi i rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike.
“Mënyra e zbatimit të idesë së riemërimit të rrugës në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në vend. Në këtë drejtim, pres nga shërbimet kompetente të inspektimit të kontrollojnë nëse është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, i cili duhet të përfshijë votat e komuniteteve jo shumicë në atë komunë”, ka thënë presidenti Pendarovski.
Ndërkaq kryetari i Çairit, Visar Ganiu thotë se të gjitha procedurat paraprake janë konform ligjit për emërimin e rrugëve, që me maturi komuna i ka respektuar, duke kaluar edhe në Këshillin Komunal dhe në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
“Kurse nga ana tjetër, na çuditë fakti që pothuajse të gjitha partitë kanë reaguar për emërimin e asaj rruge. Pretendojmë që jemi rrugës për Evropë dhe duhet t’i përmbushim të gjitha standardet evropiane. E në anën tjetër harrojmë se Parlamenti Evropian vetë Admen Demaçiti i ka dhënë çmimin Saharov për paqe”, tha Ganiu, transmeton RTKlive.
Kryetari i Çairit pyet se me këto reagime e me këtë mllef, nuk di se ku është nisur Maqedonia e Veriut?.
Kujtojmë se në përurimin e kësaj rrugë në Çair ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha së në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë emrin “Adem Demaçi”, por emërtimi i një rruge me emrin Adem Demaçit në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut, e ka një rëndësi të veçantë. “Kjo, sepse emërtimi i një rruge nuk është thjesht evidentim i një hapësire të lëvizjes, por edhe shenjim i një kohe me një emër”, tha Kurti.
Të tjera
-
Hykmete Bajrami: Donika Gërvalla dje e tha një të pavërtetë, nuk mu përgjigj në asnjë pyetje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar dekl...
-
Këta janë dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen në Gjilan
Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të...
-
Dëshmitari deklaron se i akuzuari për krime lufte e kishte torturuar në mënyrën më ç’njerëzore në Burgun e Prishtinës
Prishtinë-Dëshmitari Ramadan Nishori gjatë dhënies së dëshmisë së tij para gj...
-
Tre fëmijë u gjetën të vdẹkur në Francë, nëna shpallet në kërkim
Një hetim për krimin e “vrasjes me dashje” u hap dhe iu besua xhandarëve të b...
-
Lutfi Haziri i bindur: LDK nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Lutfi Haziri ka përsëritur qëndrimin se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e p...
-
Del video e re e therjes me thịkë në Ferizaj (kujdes, pamje të rënda)
Klan Kosova ka publikuar një video ku shihet i dyshuari i therjes së katërfis...
-
Nga Asociacioni i komunave të Kosovës thonë se ndërtimet janë rritur, por shitjet kanë rënë deri në 60%
Edison Tërnava nga Asociacioni i komunave të Kosovës, ka folur për sektorin e...
-
Hekuran Murati tha se “Kosova u shkatërrua për 20 vjet”, Lufti Haziri e konsideron “Budallaki politike”
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, foli rret...
-
“Turp” “Kurti duhet të kërkoj falje” – Shpërthejnë reagimet për kurrikulën e edukimit seksual në shkolla
Tashmë çështja e kurrikulës së edukimit seksual është në qendër të vëmendjes....
-
Mustafa: Në qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK do të kemi rritje ekonomike 5%
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për progra...
-
Bekë Berisha jep lajmin e hidhur për vdekjen e nënës
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka njoftuar për vdekjen e nënës së tij. N...
-
Berat Rukiqi: Kryeministri po i fsheh takimet me bizneset
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi thotë se kryeministri Albin Kurti ...