Lajme

Ganimete Musliu: Zbulimi i paautorizuar i identiteve të zyrtarëve të AKI-së paraqet rrezik për jetën e zyrtarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 01 August 2024

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKl-së, ka përmbyllur sesionin pranverorë, me takimin që u mbajt në drejtorinë qendrore të AKI-së.

Kryetarja e këtij komisioni ka thënë se i kanë përcjellë me vëmendje të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar nga AKI dhe për AKI-në.

Andaj tha se kanë kërkuar nga drejtori i AKI-së Petrit Ajeti dhe vartësit e tij që të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm e mbi të gjitha profesional në punën e tyre.

-Advertisement-

“Po ashtu si Komision Parlamentar kemi shprehë shqetësimin tonë lidhur me publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të Agjencisë duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale. Zbulimi i paautorizuar i identitetit të zyrtarëve të AKI-së dhe informacioneve tjera të ndjeshme, përveç që paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së e në disa raste edhe mund të rrezikoj jetën zyrtarëve të saj”, tha Musliu.

Musliu tha se Komisioni falënderon mediat për bashkëpunim duke çmuar lart rolin e mediave për të mbajtur të informuar opinionin publik, por kërkon nga qytetarët dhe mediat, që të jenë të vëmendshme dhe të tregojnë kujdes, kur raportojnë apo komentojnë çështje të ndjeshme që përfshijnë punonjësit dhe metodat e punës së AKI-së, meqë kjo sipas saj mund ta komprometojë sigurinë dhe efikasitetin e operacioneve të AKI-së.

“Komisioni mbetet i përkushtuar për mbikëqyrjen efikase te AKI-së dhe thekson se AKI-ja dhe institucionet tjera në Kosovë janë të obliguara të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në kryerjen e detyrave të tyre dhe të koordinojnë aktivitetet brenda kompetencave të veta, në harmoni me ligjet dhe rregulloret në fuqi në lidhje me mbrojtjen e burimeve, metodave dhe informacionit tjetër të klasifikuar”, përfundoi ajo.

Gjatë ditës anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë takuar drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera