Ganimete Musliu u reagon fuqishëm liderëve pasi që nuk folën asnjë për përvjetorin e Myrvete Maksutajt
Autori: Era Berisha 21:28 | 04 December 2022
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, u ka reaguar të gjithë liderëve duke përfshirë edhe organizatat e grave pasi që asnjë nga ata nuk thanë asnjë fjalë për përvjetorin e rënies heroike të Myrvete Maksutaj, shkruan Gazeta inFokus.
Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mos-reagimi dëshmon çdo herë e më shumë mënyren tallava të të bërit politikë.
Gjithashtu Musliu ka shtuar se Maksutaj, do të jetë gjithmonë një grua shembull për të gjithë gratë e Kosovës.
“REAGIM ME SHKAS! Çdo ditë po dëshmojmë mënyrën tallava të të bërit politikë.
Gjithmonë sipas motos, një apo dy ditë
„tam-tam“ dhe kalojmë në trendin tjetër, sepse kështu po pëlqehet, kështu po e kërkon masa.
Sot u përkujtua një nga vajzat më emblematike të UÇK-së. Asnjë lider shtetror, pozite apo opozite grua apo burrë nuk ia kushtojë një min. kohë, nuk ia kushtojë një fjali .
Athua pse? A po pozicionohet qëllimshëm një profil viktimizues i grave në Kosovë?
Xheva sikur ka rënë nën hijen e bashkëshortit të saj!!! Fatimja po ashtu nuk përkujtohet siç e meriton!
Sot u përkujtua vajza heroike, 20 vjeçarja Mervete Maksutaj.
Politikanet tanë pa dallim heshtën. Heshten edhe organizatat e grave.
Rastet e fundit mos u perseritëshin më, por me feminizëm histerik nuk përmirësohet pozita e Gruas. Duke promovuar gratë në rolin e viktimës dhe ato që ngjajnë me objekte nuk edukohen brezat e ri me vetbesim dhe dinjitet.
Lavdi heroizmit tënd Mervete Maksutaj!
Vajzat si ti janë shëmbulli më i mirë i të vepruarit e barabartë. Vajzat si ti janë modeli më i mirë për të gjitha vajzat dhe gratë e Kosovës.”, ka shkruar Musliu./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...