Lajme

Ganimete Musliu thotë që Xhelal Sveçla duhet t’i kërkoj falje Reçakut

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 08 December 2019

Në fillim ishte Ivan Teodosijeviq, ish-ministër i Administratës e Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

Pas tij, edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e shefi i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, masakrën e tmerrshme të Reçakut e quajtën trillim, shkruan gazeta inFokus.

E me këtë të fundit, mbrëmjen e së shtunës doli një fotografi nga takimit që e kishte me kandidatin për deputet nga Vetëvendosje, Xhelal Sveçlës, atij të LDK-së, Arban Abrashit e Ardian Gjinit të AAK-së.

-Advertisement-

Ndërsa, deputetja e zgjedhur nga PDK, Ganimete Musliu, ka reaguar menjëherë pas publikimit të kësaj fotografie, duke thënë që Sveçla duhet t’i kërkoj falje Reçakut, shkruan gazeta inFokus.

“Sveçla duhet t’i kërkoj falje Reçakut”, shkruan shkurt Musliu.

Ndërsa, këtë takim Vetëvendosje dhe vet Sveçla e kishin arsyetuar duke thënë se ata po merrnin pjesë në një Konferencë në Tiranë, dhe se ulëset ishin vendosur nga organizatorët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera