Lajme

Ganimete Musliu për Thaçin e Veselin “Kurr s’kisha shku me i vizitu në Hagë”

Autori: Ermirë Berisha 21:51 | 28 September 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se nuk dëshiron ti vizitojë ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, shkruan Gazeta inFokus.

Musliu për emisionin Gratë N’Fokus me Era Berisha, është shprehur se arsyeja qëndron për shkak se është e dhimbshme të shihen heronjtë e Kosovës të mbahen në burg.

“Jo nuk i kam vizituar të them të drejtën nuk jam idhtare që të udhëtojë dhe të ju marrë kohën shumë të vlefshme që e kanë për familjarët e tyre unë kam kontakte me familjet e secilit jo vetëm më liderët tonë por edhe me familjen e zotit Krasniqit edhe me familjen e Rexhep Selimit edhe me familjen e Hisniut e të Nasimit të Calit e të gjithëve i pyes marrë informata të dijë si janë si po ia kalojnë atje por ende nuk kam marrë një iniciativë me shku me i vizitu të them të drejtën me dëshirë kurr nuk kisha shku me i pa se është pak e dhimbshme me shku me i pa heronjtë e Kosovës në burg, nuk kisha dashtë më i pa asnjëherë në ato rrethana në të cilat janë atje”, shprehet Deputetja.

-Advertisement-

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë dhe po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera